Mbledhje urgjente për borxhin grek

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Liderët e Eurogrupit do të zhvillojnë një tjetër mbledhje urgjente pasditen e sotme, me synim finalizimin e marrëveshjes për borxhin grek. Komisioni Europian thotë se propozimet e reja të autoriteteve greke shënojnë një hap të madh përpara drejt pritshmërive të kreditorëve. Athina zyrtare ka paraqitur dorëzaninë prej 8 miliard eurosh, që do të arrihet përmes forcimit financiar dhe reformave, në shkëmbim të kredisë, që do të parandalojë falimentimin. Qytetarët e Athinës kanë reaguar ashpër ndaj propozimeve të reja të qeverisë./21Media