‘Mbushja e zezë e dhëmbëve e rrezikshme për shëndet’!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mbushja amalgame, e njohur si mbushja e zezë, është shumë e rrezikshme për shëndet kështu pohon eksperti dr. Hal Huggins, të cilin e përjashtuan nga puna.
Një mbushje e tillë përmban deri në 54% zhivë, gjë që, nëse qëndron një kohë të gjatë në gojë, mund të shkaktojë depresion, ankth, dhembje të kokës, probleme me tretje, por edhe sklerozë multiple, Alzheimer, bile edhe kancer. Kështu pohon eksperti dr. Hal Huggins, ai shton se edhe sasia më e vogël e zhivës në organizmin e njeriut është e rrezikshme. Si shembull, ai përmend rastin me qelizën vezë të femrës, e cila nëse bie në kontakt me zhivën, e humbë aftësinë që të ngjitet për mur të mitrës, bile edhe nëse fekondimi ka qenë i suksesshëm.
Sipas mendimit të këtij eksperti, lodhja kronike te shumë njerëz është pasojë e mbushjeve të tilla të dhëmbëve. Për shkak të këtyre pohimeve, dr. Hoggins është përjashtuar nga puna, por kjo nuk e ka penguar atë që të vazhdojë me predikimet e tij kundër mbushjes së zezë të dhëmbëve. / 21MEDIA