Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së ka njoftuar se që nga dita e enjte(9 korrik) do të fillojë lëshimin e vendimeve dhe certifikatave të këtyre kategorive.
Në një njoftim të Komisionit publikuar në faqen zyrtare www.komveterani.net thuhet se Komisioni në takimin e sotëm pas shqyrtimit të situatës dhe ecurisë së procesit, mori një vendim të tillë.
“Nga data 09.07.2015 (e enjte) të fillohet procedura e lëshuarës së vendimeve dhe certifikatave për njohjen e statusit të veteranit dhe kategorive përkatëse, me këtë rast obligohet sekretaria e komisionit të bëjë shpërndarjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Ndryshe veteranët me ngulm kanë kërkuar që listat me emrat e atyre që u është njohur statusi i veteranëve dhe kategorive tjera të bëhen publike sa më parë.
Kundër mos publikimit të listave madje janë organizuar edhe disa protesta.
