Me ushtri kundër trafikuesve të qenieve njerëzore

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar planin për ndërmarrjen e aksioneve ushtarake kundër trafikuesve të qenieve njerëzore në Detin Mesdhe, i cili parasheh konfiskimin dhe shkatërrimin e anijeve të trafikuesve.
Bashkimi Evropian ka iniciuar qysh në korrik fazën e parë të grumbullimit të të dhënave, në kuadër të operacionit Nav for Med, por tani forcat detare do të kenë leje që të ndalin dhe në rast nevoje që të shkatërrojnë anijet, me të cilat me mijëra refugjatë, duke rrezikuar jetët e tyre, kanë arritur në Evropë.
Një diplomat evropian deklaroi se tani janë pjekur kushtet për nisjen e fazës së re ushtarake.
Vendimi u mor në momentin kur ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian u tubuan sot në Bruksel, në përpjekje për të arritur marrëveshjen për kuotat për shpërndarjen e barabartë të refugjatëve.
Shumë shtete anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë qenë të gatshme për të ndërmarrë aksione më të ashpra kundër trafikuesve me qenie njerëzore, për shkak të frikës se në këtë mënyrë do të përziheshin në konfliktet e brendshme në Libi, ku që nga përmbysja nga pushteti e Muamer Gadafit në vitin 2011 fraksionet e rivalizuara po zhvillojnë luftë për të vendosur vendin nën kontroll./21Media