Meda në “21 Gradë”: Nuk jam në fejzbuk

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Këngëtari i mirënjohur i këngës shqipe  në emisionin “21 Gradë” (RTV21) e pranoi se punon shumë, prej këngës, te reklama, sporti por edhe aksionet e bamirësisë. Ai tha se “sonte festoon, ka respekt të madh për Fitër Bajramin të cilin do ta kalojë me të afërmit e tij”.
Ai tha se nuk ka faqe të tij në fejzbuk e as në tviter, dhe i luti ata që e kanë “keqpërdorur” emrin e tij dhe kanë hapur faqe që të mos i keqpërdorin sidomos për gjëra familjare.
”Çka e veçon Medën, pyseni ata që më adhurojnë”, tha ai për vete.
Ai e paralajmeroi kengen me te re “Meda hallall”, qe sipas tij del brenda disa ditesh. Madje Meda nuk pertoi dhe i kendoi vargjet e para te ketij projekti me te ri./21 Media