​Mediat botërore: Serbët kanë lobuar për Jo-në e Rezolutës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Agjencitë botërore të lajmeve e kanë shpallur si lajm të rëndë se Rusia ka vë veton ndaj Rezolutës së Këshillit të Sigurimit me të cilën krimi në Srebrenicë do të karakterizohej si gjenocid.
Asociated Press në raportin e saj thotë se liderët e serbëve të Bosnjës dhe ata të Serbisë që kanë lidhje të afërta fetare dhe kulturore me Rusinë kanë lobuar tek presidenti rus Vlladimir Putin që të votojë kundër.
AP citon deklaratën e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiq i cili ka thënë se rezoluta britanike vetëm se i qon ka ndarjet e reja dhe “na kthen në llogoret e urrejtjes”.
Agjencia amerikane publikon më tutje edhe deklaratën e zëvendës ambasadorit britanik pas votimit i cili ka thënë se Britania është e habitur me veton ruse.
AFP në raportin e vet thotë se Churkin rezolutën e ka vlerësuar si jo konstruktive, konfrontuese dhe të motivuar politikisht dhe hap prapa në qetësinë ëpr Ballkanin.
Agjencia franceze transmeton deklaratën e presidentit serb Tomisllav Nikoliq i cili pas vetos ruse ka thënë se “Kjo është një ditë e madhe për Serbinë”.
R euters rikujton se votimi dështoi një ditë pasi që Britania dhe SHBA kanë tentuar ta bindin Rusinë që mos të vendosë veto.