Mediat shqipe më të besueshme se ato maqedonase

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mediat në gjuhën shqipe kanë shënuar rekorde të reja duke lënë prapa mediat në gjuhën maqedonase. Sipas një ankete të realizuar nga Instituti ndërkombëtarë republikan tregon se Alsat-M është radhitur e dyta me 24 % të besimit, ndërkohë që “TV Sitel” e kalon me vetëm 1% më shumë, raporton nga Shkupi korrespondenti i “Kohës Ditore”.
“Alsat-M” ka një diferencë të madhe nga ndjekësit në këtë anketë; “Kanal5” me 15% shikueshmëri dhe “24 Vesti” me 12%. Shërbimi publik i informimit, ai në maqedonisht është 4 % ndërsa ai në shqip, është vetëm 1%. Ndërkaq gazeta e përditshme në gjuhën shqipe “KOHA” ka lënë mbrapa të gjitha gazetat e tjera përfshirë edhe ato maqedonase me buxhet dhe numër më të madh të të punësuarve.
gazetat
Qytetarët, të pyetur nga IRI se cilën media e lexoni më shpesh për pikëpamje politike, gazetën KOHA e kanë pozicionuar në vendin e pare me 8%, duke lënë pas edhe gazetat më të mëdha maqedonase Dnevnik me 7%, VEST me 5% të pasuar nga gazeta në gjuhën shqipe Lajm, Slloboden Peçat, Veçer, Utrinski Vesnik dhe Nova Makedonija.
Anketa e IRI-t, mes tjerash, ka vërtetuar lexueshmërinë e ulët të shtypit nga ana e qytetarëve në Maqedoni. 90% e të anketuarve kanë deklaruar se burimi kryesor i tyre i informimit është pikërisht televizioni, dhe jo gazetat ose radiot.