Publicisti nga Kosova, Gëzim Mekuli, ka thënë se nuk duhet të lejohet që ish-punëtori i sigurimit jugosllav, Mehmet Loci, të marrë statusin e veteranit të UÇK-së. Mekuli ka shkruar se është tortoruar vetë nga Loci për bindjet e tij, ransmeton portali Online. Ai reagimin e tij e ka bërë në Facebook.
Komenti:
UDBASHI VETERAN?
Sapo lexova lajmin se UDB-ashi dhe spiuni i punësuar ne ish- MUP-in e Pejës, Mehmet Loci, ka të njohur statusin e Veteranit te UCK-së!
UDBASHI që burgrosi, rrahu, maltretoj “nacionalistët dhe irredentistët shqiptarë”, veteran i UCK-së!
Llogarite, Udbashi Mehmet LOCI në një institucion me Adem Jasharin, Fehmi Lladrovcin, Luan Haradinajn e Rexhep Selimin!
Unë dhe Mehmet Loci veteranë të së njëjtës ushtri? Jo kurr! Ai që më 1985, në qelinë e Pejës më thoshte: “këtu është Serbi e shkoni në Shqipëri”. Ai që më tortuoj për bindjet kombëtare politike, Veteran i UCK-së?
Ky turp moral e ky krim kombëtar duhet përmirësuar sa më parë. Dhe, ata që e bënë ketë krim të japin llogari!