Memeti: Gjendja e emigrantëve e tmerrshme

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Avokati i Popullit Ixhet Memeti pas një vizite në qendrën e Gazi Babës, vërtetoi të gjitha pohimet e emigrantëve për sëmundje ngjitëse, gjendje të rëndë shëndetësore të grave shtatzëna, fëmijëve dhe disa personave të tjerë.
Avokati alarmoi për mbingarkimin e objektit i cili ka kapacitet vetëm për 120 persona. Sipas të dhënave të Memetit, në objekt për momentin ka afro 400 persona të cilët janë në gjendje shumë të keqe.
“Hasëm në gjendje katastrofale, dhe kushte jo humane. Nën standardet minimale me të cilat ashpër cenohet të drejtat dhe dinjiteti i tyre. Gjatë inspektimit gjetën gra dhe fëmijë, fëmijë të pa shoqëruar, foshnje si dhe grua shtatzëna. Në pjesën e burrave ata flenë në tokë pa shtrojë, kushte jashtëzakonisht të këqija higjienike. Kjo gjendje le përshtypje se nuk bëhet fjalë për qendër për strehim por për paraburgim. Konstatuam edhe paraqitje të sëmundjeve ngjitëse. Ankohen nga edhe nga sjellja e të punësuarve”, tha Memeti.
Sa i përket arsyetimit të MPB-së se ata e kanë patjetër t’i respektojnë procedurat ligjore për mbajtje si dëshmitarë të emigrantëve, avokati dema nton një gjë të tillë. Ai thotë se legjislatura e Maqedonisë nuk parasheh mbajtje të detyrueshme të emigrantëve të kapur që kanë hyrë në Maqedoni ilegalisht.
“Të njëjtit ndalen si dëshmitarë në procedura për çka legjislacioni nuk parasheh ndalim të detyrueshëm”, theksoi Memeti.
Memeti drejtoi edhe një sërë kritikash të tjera për mos funksionimin apo keq funksionimin e institucioneve të cilat nuk respektojnë rregullat për korrespodencë me shkrim kur kapin apo nxjerrin para gjyqi emigrantët.
Sipas tij, deri tani hetimet kanë shkuar pa kontroll, vetëm me deklarime gojore të cilat nuk figurojnë askund në regjistra zyrtar. Të hënën do të shqyrtohen propozimet ndryshimet në ligjin për azil me të cilin emigrantët do të kenë hapësirë prej 72 orësh të vendosin nëse do të qëndrojnë në këtë shtet apo do të jenë vetëm udhëtarë transit.
Në qoftë se ndryshimet miratohen, në afat prej një javësh p as miratimi, emigrantët do të mund t’i gëzojnë disa të drejta minimale.