Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vijë në Shqipëri të mërkurën e datës 8 korrik 2015. Siç edhe informon zyra e shtypit e Kryeministrisë në Shqipëri, kjo është vizita e parë zyrtare e një kancelari gjerman në vendin tonë.
Mbërritja në Tiranë
Gjatë një takimi informal që këshilltarët e Kryeministrisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme patën me gazetarët sot në Tiranë u bë publike edhe agjenda zyrtare e vizitës së zonjës Merkel, e cila do të mbërrijë në orën 13:50 në aeroportin e Rinasit, ku do të pritet nga zv.kryeministri Niko Peleshi dhe zv.ministrja e Punëve të Jashtme. Më pas rreth orës 14:15 kancelarja Merkel do të mbërrijë në Kryeministri ku do të pritet nga Kryeministri Rama, i cili do të ketë një takimme zonjën Merkel dhe me delegacionin që e shoqëron.
Konferenca me Ramën
Rreth orës 15;30 është menduar konferenca e përbashkët për shtyp para gazetarëve shqiptarë dhe atyre të huaj; ku nuk do të lejohen më shumë se 4 pyetje; dy nga media shqiptare dhe dy nga gazetarët gjermanë. Sa I përket masave të sigurisë do të jetëe njëjtë me vizitën e kryeministrit Vuçiç në Ti ranë, ku do të angazhohen rreth 6 mijë forca policie dhe do të jetë bllokim të disa rrugëve kryesore gjatë kohës që kancelarja Merkel do të jetë në Tiranë.
Takimi me Presidentin
Zonja Merkel do të ketë një takim edhe me Presidentin Nishani që pritet të zhvillohet rreth itinerarit 16:0 me 16:40. Më pas së bashku me kryeministrin Rama do ti drejtohen punimeve të forumit ekonomik që do të mbahet në Tirana Biznes Park rreth orës 17:00 deri në 18:00, orar ku do të ketë një fjalim edhe nga kancelarja Merkel dhe kryeministri Rama.
Mbyllja e vizitës
Fill pas punimeve të këtij forumi kancelarja Merkel niset drejt Gjermanisë; rreth orës 18:30. Sa i përketë qëllimit të kësaj vizite në Shqipëri burime zyrtare nga Kryeministria thanë se ajo zhvillohet pas Samitit të Berlinit, dhe është një tur rajonal që Merkel do të zhvillojë në Ballkan, ku pas Tiranës do të vizitojë Sarajevën dhe Beogradin.
Qëllimi i vizitës
“Kjo është vizita e parë zyrtare e një kancelari gjerman në vendin tonë. Qëllimi është politik dhe ekonomik, për integrimin rajonal dhe për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, pasi Gjermania është donatori i parë dhe kryesor në Shqipëri. Sigurisht që pjesë e agjendës së diskutimeve do të jetë edhe çështja e Kosovës, por besojmë edhe situata në Greqi dhe ndikimi në rajonin e Ballkanit,” thanë burimet nga Kryeministria.
Kjo mund të quhet vizita më e shkurtër e një kancelari të huaj në Shqipëri, pasi nuk do të zgjas me shumë se 4 orë e 30 minuta. Angela Merkel vjen në Tiranë në orën 13:50 dhe largohet në orën 18:30.
Agjenda e Merkel në Tiranë
ora 13:50 mbërritja në aeroportin e Rinasit
ora 14:15 pritja në Kryeministri nga Rama
ora 15:30 konferenca e përbashkët për shtyp
ora 16:00 takimi me Presidentin Nishani
ora 17:00 pjesëmarrja në forumin ekonomik
ora 18:00 mbyllja e vizitës në Shqipëri
