Merkel anashkalon Shkupin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kancelarja gjermane Angela Merkel me 8 korrik do të jetë në Tiranë, në një vizitë të rëndësishme për raportet e reja në Ballkan, ndërsa një ditë pas do të udhëtojë për në Beograd.
Por kancerlarja gjermane anashkalon Shkupin dhe Qeverinë e Nikolla Gruevski, në këtë tur ballkanik.
Mediat gjermane kanë shkruar muajt e fundit me tone alarmante për situatën e rëndë politike dhe të sigurisë në Maqedoni. Ato kanë qenë kritike ndaj pushtetit të Gruevskit, duke akuzuar për skandalet e pushtetit të tij.
+
Nga Tirana Merkel pritet të përcjellë mesazhe të qarta për Ballkanin, ndërsa mikpristësi i saj do të jetë kryeministri shqiptar Edi Rama. Shqipëria, sipas mediave gjermane, kohët e të fundit shihet si një partner gjeostrategjik i Gjermanisë në rajon.
Merkel deri tani ka zhvilluar dy takime me kryeministrin shqiptar, ndërsa vizita e 8 korrikut në Tiranë do të jetë takimi i tretë mes tyre.