Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka arritur në mbrëmje në Beograd. Ate para godinës së Qeverisë së Serbisë me nderime të larta ushtarake e ka pritur kryeministri serb Aleksandër Vuçiq.
Është paraparë që kancelarja Merkel dhe kryeministri Vuçiq të zhvillojnë një bisedë “kokë më kokë” e pas kësaj do të mbajnë një konference të përbashkët me gazetarë.
Merkel sonte do ta kalojë natën në Beograd, ndërkaq që nesër është paraparë takimi me presidentin serb Tomisllav Nikoliq si dhe një bisedë me përfaqësuesit e shoqërisë civile në Beograd./ 21 Media
