Pas ceremonisë ushtarake, Mustafa dhe Merkel janë takuar në Zyrën e Kancelares Federale.
Në takimin ndërmjet tyre, ku ishin të pranishëm edhe Zëvendëskryeministri i parë Hashim Thaçi, Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, shefja e stafit e kryeministrisë, Vlora Dumoshi dhe shefi i kabinetit, Sokol Havolli, është biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për proceset në Kosovë, për marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Pas takimit, Kancelarja Merkel dhe Kryeministri Mustafa kanë mbajtur një konferencë për medie./21 Media
