Përveç pritjes madhështore që kancelarja gjermane Merkel i rezervoi delegacionit kosovar, të kryesuar nga kryeministri Isa Mustafa, gruaja më me influencë në botë e ka vlerësuar këtë takim edhe me një foto të postuar në Instagram.
Në foto, Merkel shihet në mes të Mustafës dhe Thaçit duke i përcjellë pas përfundimit të takimit, e më pas duke përshëndetur me dorë.

