Merkel rrëzohet nga karrigia

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë një vizite në Festivalin Vagner, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Joahim Zauer, është rrëzuar, kanë raportuar mediet gjermane Bild dhe Der Shpigell.
61-vjeçarja mësohet të ketë rënë nga karrigia e saj brenda një restoranti në qytetin Bajrojt, por ende nuk ka informata për atë se a ka pësuar ndonjë lëndim, apo se ka kaluar pa pasoja.
“Bild” raporton se Kancelarja doli jashtë restorantit për disa minuta, përpara se të mund të ngrihej sërish në këmbë e të ecte normalisht, sigurisht me ndihmën e të pranishmëve të tjerë.
Merkel, e konsideruar si gruaja më e fuqishme e botës, ka ndërmarrë së fundi një sërë udhëtimesh, ndërkohë që ka qenë edhe një nga figurat kryesore të diskutimeve për borxhin grek, duke ndikuar në shmangien e një falimenti të Athinës dhe daljes së saj nga Eurozona, apo edhe nga Bashkimi Evropian, siç raportohej disa ditë më parë.
Madje siç mësohet, gjatë bisedimeve private për Greqinë, Merkel ishte shprehur se “frika e saj më e madhe” ishte të qenit e fajësuar për “shkatërrimin e Evropës”./ 21 Media