Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë sot Shqipërinë. Siç edhe informon zyra e shtypit e Kryeministrisë në Shqipëri, kjo është vizita e parë zyrtare e një kancelari gjerman në Shqipëri.
Gjatë një takimi informal që këshilltarët e Kryeministrisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme patën me gazetarët sot në Tiranë u bë publike edhe agjenda zyrtare e vizitës së zonjës Merkel, e cila do të mbërrijë në orën 13:50 në aeroportin e Rinasit, ku do të pritet nga zv.kryeministri Niko Peleshi dhe zv.ministrja e Punëve të Jashtme. Më pas rreth orës 14:15 kancelarja Merkel do të mbërrijë në Kryeministri ku do të pritet nga Kryeministri Rama, i cili do të ketë një takim me zonjën Merkel dhe me delegacionin që e shoqëron.
“Kjo është vizita e parë zyrtare e një kancelari gjerman në vendin tonë. Qëllimi është politik dhe ekonomik, për integrimin rajonal dhe për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, pasi Gjermania është donatori i parë dhe kryesor në Shqipëri. Sigurisht që pjesë e agjendës së diskutimeve do të jetë edhe çështja e Kosovës, por besojmë edhe situata në Gr eqi dhe ndikimi në rajonin e Ballkanit,” thanë burimet nga Kryeministria.
Ndërkohë, drejtoria e Policisë Tiranë, në kuadrin e masave të marra për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike gjatë zhvillimit të vizitës së Kancelares Federale të Republikës së Gjermanisë, njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në disa segmente rrugore do ketë bllokime të qarkullimit të mjeteve dhe kufizime
