Menjëherë pas përfundimit të konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Merkel i është drejtuar zyrës së presidencës, ku ka takuar presidentin Bujar Nishani.
Takimi i kancelares gjermane me presidentin e vendit zgjati rreth 30 minuta, dhe në qendër të tij ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve. Në fokus ka qenë procesi ekonomik dhe ai i integrimit të Shqipërisë në BE. Kancelarja gjermane ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë.
Ndërsa, presidenti Nishani ka konfirmuar angazhimin e shtetit shqiptar për realizimin e reformave jetike në këtë drejtim.
Tani, sipas axhendës Merkel, do të niset drejt kompleksit “Tirana Biznes Park” ku do të marrë pjesë në forumin ekonomik dhe më pas do të udhëtojë drejt Rinasit.
