Mesdhe: Shpëtohen mbi 2500 imigrantë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mbi 2500 imigrantë ilegal janë shpëtuar gjatë 24 orëve të fundit në Detin Mesdhe nga anijet norvegjeze dhe daneze, të cilat më pas i kanë dërguar imigrantët në Itali.
Flota detare e Norvegjisë, e cila së fundi i është bashkuar Agjencisë së Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e Kufijve dhe anijet nga Danimarka kanë shpëtuar gjatë 24 orëve të fundit mbi 2500 imigrantë në afërsi të brigjeve të Libisë.
Një zëdhënës i kompanisë Torm, me seli në Danimarkë, kumtoi se një anije e kësaj kompanie i është përgjigjur thirrjes së rojës detare të Italisë se dy anije kanë kërkuar ndihmë afër brigjeve të Libisë dhe se anija e kompanisë daneze më pas ka shpëtuar mbi 300 imigrantë.
Imigrantët më pas u dërguan në një port në Kalabri. Edhe anija norvegjeze Siem Pilot njoftoi se ka shpëtuar mbi 1000 imigrantë në veri të kryeqytetit të Libisë, Tripoli.
Me mijëra imigrantë kanë humbur jetën në kuadër të përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe, duke u arratisur nga luftërat dhe varfëria në Afrikë dhe Lindjen e Afërt./21 Media