MFSK-ja do të përfshihet në planin veprues kundër korrupsionit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës sot u mbajt Konferenca “Perspektiva e Ndërtimit të
Integritetit në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
Duke folur për ngritjen dhe sforcimin e integritetit të punësuarve në ministrinë e FSK-së, Ministri
Demolli shtoi se ”një ndër qëllimet dhe prioritetet themelore, të cilat synojnë t’i realizojë gjatë
mandatit tim, si ministër i MFSK-së është ngritja dhe sforcimi i integritetit të të punësuarve në
MFSK. Integriteti është një normë e cila nuk duhet nënkuptuar vetëm nga aspekti i ngushtë, pra ai
praktik i etikës, por para së gjithash duhet nënkuptuar edhe nga aspekti i ndërtimit dhe zhvillimit të
mekanizmave që mundësojnë parandalimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve të tjera në detyrë.
Në këtë rrafsh, MFSK-ja do të përfshihet në planin veprues të Strategjisë Kundër Korrupsionit. Si
rrjedhojë, pritet që MFSK do të ketë obligime shtesë për zbatimin dhe përkushtimin e të gjitha
kërkesave në funksion të ngritje së integritetit. Ngritjen e integritetit në MFSK-së, nuk duhet parë
vetëm si një detyrë që duhet përmbushur, por edhe si një normë dhe vlerë që duhet integruar dhe
forcuar në të gjitha nivelet e MFSK/FSK”.
Ndërsa, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, tha se këtë projekt e ka realizuar shteti i
tij, në shumë shtete që tanimë janë anëtare të NATO-s. Nuk është projekt eksperiment por i implementuar paraprakisht dhe si i tillë realizohet me shumë përkushtim, me ndihëm dhe praktikat
e sjella nga Norvegjia. Ky projekt do t`i ndihmoj Forcës së Sigurisë së Kosovës që të përmbushë një
nga kriteret e NATO-s”.