I riu për të cilin dyshohet se është migrant, është gjetur i vdekur në kulm të trenit, që kalon nëpër tunelin nën kanalin La Manche.
Siç shkruajnë mediat britanike, hetuesit besojnë se i riu ka vdekur në Francë ndërsa më pastaj trupi i tij është bartur në Britani të Madhe.
Nga policia lokale është thënë se hetimet do të konfirmojnë shkaqet e vdekjes së të riut të paidentifikuar.
