Mijëra imigrantë drejt Kroacisë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mijëra imigrantë vazhdojnë të dynden drejt Kroacisë ku autoritetet shprehen se nuk po e përballojnë dot këtë fluks, duke mbajtur të lartë presionin mbi Bashkimin Evropian, ku krerët e vendeve anëtare do të mblidhen javën që vjen për të gjetur një zgjidhje për këtë krizë.
Gjithsej 6.200 imigrantë hynë vetëm sot në Kroaci, thekson Zagrebi, që pret një fluks prej më shumë se 20 mijë persona në dy javët e ardhshme dhe i trembet një situatë jashtë kontrolli.
Një samit i jashtëzakonshëm i Bashkimit Evropian për refugjatët do të organizohet më 23 shtator në Bruksel për t’i bërë ballë krizës së imigracionit, më e rënda e ndodhur në Evropë që prej vitit 1945, njoftoi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.