Mijëra suedezë në përkrahje të refugjatëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mijëra suedezë janë mbledhur në sheshin e qytetit në Stokholm në përkrahje të refugjatëve.
Kryeministri Stefan Lefven ka thënë të tubuarve se është koha që vendet tjera të bëjnë më shumë që t’u ndihmojnë në zgjidhjen e krizës evropiane me migrantë.
Suedia ka traditë të gjatë të pranimit të refugjatëve, nga Kili në vitet e 70-ta, pastaj gjatë luftës irako-iraniane në vitin 1980 dhe nga lufta në ish-Jugosllavi gjatë viteve të nëntëdhjeta, transmeton Reuters.
Thuhet se Suedia do të vazhdojë të pranojë njerëz që ikin nga krizat në vendet e tyre ndërkaq kryeministri ka ftuar edhe vendet tjera të Bashkimit Evropian që të pranojnë më shumë refugjatë.
Në tubim sipas policisë kanë qenë rreth 15 mijë njerëz.
Rreth 81 mijë njerëz vitin e kaluar kanë kërkuar azil në Suedi, ku sipas këtij numri është e dyta në Evropë pas Gjermanisë.