Mimoza i uron 9 gratë 'që u bë si ajo'

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Janë gjithsej nëntë gra që kanë fituar garën për kryebashkiake krahas konkurrentëve të tyre burra në zgjedhjet e 21 qershorit në Shqipëri. Këtij lajmi është shprehur se po i gëzohet edhe ajo që udhëheq me njërën prej komunave më të mëdha në Kosovë, Mimoza Kusari – Lila.
Këtë Kusari e ka bërë të ditur perms një postimi të publikuar sot në ‘facebook’ ku ka shkruar: “Urime gjithë Shqipërisë për zgjedhjet lokale të qeta dhe demokratike!
Urime Kryebashkiakëve të rinj dhe atyre të cilët fituan besimin të vazhdojnë mandatet paraprake.
Në veçanti, Urime nëntë Kryetareve të bashkive për besimin e marrë.
Tani Tetova dhe Gjakova kanë aleate të forta të promovojmë tutje gruan në pushtetin vendor.
Uroj të vazhdojë trendi pozitiv në zgjedhjet e radhës në Kosovë, Maqedoni dhe të gjitha vendet e rajonit për femrat në pushtetin lokal.Deri në takimet e radhës me gratë kryetare të komunave/bashkive shqiptare, punë të mbarë dhe tranzicion të lehtë në pranim/dorëzim të pushtetit” përfundon ajo. / 21MEDIA