Ministri Letonez vizitë tre ditore në kosovë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Me ftesë të Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, sot për një vizitë zyrtare tre ditore vjen në Kosovë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Letonisë, Guntis Beleviçs.
Në ditën e parë të vizitës së tij në Kosovë, Ministri Rrahmani do të pres në MSh, homologun e tij letonez Belevics, në një takim që fillon në ora 13:45 minuta.
Më pas, të dy ministrat do të japin një konferencë për media, në ora 14:20 në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Ministri i Shëndetësisë i Letonisë do të vizitoi Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku do të pritet nga drejtori i SHSKUK-së , dr. Curr Gjocaj; qendrat për mjekësi fizikale dhe rehabilitim në Kllokot dhe do të takojë edhe kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kurse, në ditën e tretë të vizitës, pas një takimi pune që do ta ketë me Ministrin Rrahmani, ministri letonez i Shëndetësisë, do të ketë disa vizita edhe në disa institucione si Muzeu Etnologjikdhe Muzeu Kombëtar i Kosovës, për të përmbyllur vizitën e tij në Kosovë me një vizitë prodhuesit vendor farmaceutik “Trepharm”.