Ministri i Kulturës, Kujtim Shala sot vizitoi fshatin Vrellë të komunës së Istogut. Këtë vizitë ministri e bëri për tu informuar për së afërmi me gërmimet arkeologjike të cilat janë bërë në kompleksin kishtar i cili është identifikuar në vitin 2009, me ç’rast edhe premtoi përkrahje maksimale për Institutin Arkeologjik. Në këtë vizitë ishte edhe kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova, i cili tha se të gjitha zbulimet e bëra në këtë komunë do t’i bëjë të vizitueshme për turistët./ 21 Media
