Projekti 22 milionësh i Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të ri kirurgjik-pediatrik në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, pritet të përmbyllët në dhjetor të vitit 2017, ku parashihet të kryhen edhe operacionet e para në të. Kështu kanë bërë të ditur përfaqësuesit e Emirateve në takim me Ministrin e Shëndetësisë Ismet Rrahmani, ku paraqitën hollësi teknike të projektit. Delegacioni arab gjithashtu e njoftoi ministrin Rrahmani se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndarë edhe një donacion ne vlerë prej 200 mijë eurove për pajisje mjekësore për nevojat e institucioneve shëndetësore të Kosovës.
