​Ministria e Kulturës ndan çmimet për muzikë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në një ceremoni solemne bëri ndarjen e çmimeve për muzikë.
Me këtë rast, sipas vlerësimit të jurisë, çmimi për vepër vokale-instrumentale e skenike iu nda Mendi Mengjiqit, çmimi për vepra simfonike-koncertale Drinor Zymerit, çmimi për vepër kamertale Krishin Aliçkajt dhe çmimi për vepër kamertale iu nda Dafina Zeqiri-Nushi.
Këto çmimet u ndanë në bazë të Rregullores për ndarjen e çmimeve për muzikë te cilat kanë vlerë financiare.
Ndërsa çmimi për vepër jetësore nuk është ndarë fare për sivjet, kjo për arsye se, sipas kësaj ministrie, sivjet nuk ka pasur aplikime për këtë çmim.