Ministria ndan 105 mijë euro për basketbollin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nënshkroi sot Memorandumin e radhës, në vazhdon e të tillave me federata të sportit në Kosovë. Në bazë të kësaj të fundit, Federatës së Basketbollit të Kosovës, subvencionohet nga kuleta e shtetit me 105 mijë euro, për pjesën e programit të këtij viti.
Ministri Kujtim Shala, me këtë rast, përgëzoi FBK-në për punën e deritashme dhe sukseset e treguara. Ai e konfirmoi mbështetjen për FBK-në, duke u zotuar se MKRS-ja është e përkushtuar që të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm të tij.
“Siç kemi bërë të ditur në disa raste, nëpërmjet këtyre memorandumeve të bashkëpunimi, MKRS-ja po ndihmon në pavarësimin financiar të federatave, si dhe po krijon lehtësira që ato të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë”, citohet të ketë thënë Shala.
Gjatë ditëve të ardhshme, MKRS-ja do të nënshkruajë memorandume të ngjashme edhe me disa federata.