Bashkimi ekonomik i Kosovës me Shqipërinë është i pandalshëm. Për këtë po punohet çdo ditë në dy shtetet. Këtë bashkim sipas ambasadorit shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi, nuk mund ta ndal askush.
Të mërkurën gjatë ligjëratës së hapur të tij të mbajtur para studentëve në kolegjin “Universum” në Prishtinë, ai foli edhe për raportet e ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës, angazhimet dhe prioritet e Ambasadës shqiptare si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dhe bashkimit energjetik të dy vendeve, bashkimit në arsim,turizëm, investime e bashkimin familjar./21 Media/
