Miratohet projektligji për faljen e borxheve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

(E plotësuar)Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar projektligjin për faljen e borxheve publike, si dhe raportin e Bankës Qendrore të Kosovës.
Po ashtu, është miratuar raporti i Fondit të punësimeve pensionale për vitin 2014.
………………………………….
Hoti: Duam të falim 680 milionë euro deri në 2008
Ministri i Financave Avdullah Hoti, duke prezantuar para deputetëve projektligjin për faljen e borxheve ka deklaruar se nga ky ligj përfitojnë personat fizik që kanë gjendje të rëndë ekonomike.
Kurse, kryetari i komisionit për buxhet dhe financa, Naser Osmani tha se komisioni ka vlerësuar se projektligji përmbush kushtet dhe rekomandoi deputetëve që ta votojnë.
Ky projektligj është përkrahur nga deputetët e PDK-së, ndërkohë Glauk Konjufca i Vetëvendosjes tha se nuk është bërë një kategorizim i borxheve dhe për këtë qytetarët nuk janë të informuar.
Projektligji nuk është përkrahur nga Nisma për Kosovën.