Mitrovicë: Rinisin gërmimet nën dyshimet për varrezë masive

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kanë nisur gërmimet në Jug të Mitrovicës nga Mjekësia Ligjore me dyshimin për ndonjë varrezë masive, të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Gërmimet patën ndaluar prej më shumë se dy muajëve, pasi që sipas, Arsim Gërxhaliut, nuk ishte kontraktuar asnjë kompani që gërmon me ekskavatorë, por kjo çështje tashmë është zgjidhur.
Këto vonesa më parë u kritikuan edhe nga përfaqësues të familjarëve të pagjetur dhe drejtues të komisionit parlamentar për të pagjeturit.