​Mjekët të shqetësuar me mbipeshën e nxënësve në kryeqytet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Mjekët e Prishtinës kanë ngritur si shqetësim mbipeshën e nxënësve në kryeqytet, pasiqë kjo sjellë sëmundjet e qarkullimit të gjakut, hiperhorestoleminë, diabetin dhe shumë sëmundje të tjera. Po ashtu, cdo i 15 fëmijë vuan nga obeziteti.
Po ashtu, është vërejtur se nxënësit në qytet janë më të pastër se në zonat rurale. Kurse, në ndryshimet me të pamur kanë probleme çdo i 12 fëmijë.
Gjatë publikimit të rezultateve për vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Komunës së Prishtinës, u tha se këto vizita sistematike si objektiv ka pasur pasqyrimin e gjendjes shëndetësore të nxënësve, në këtë rast nxënësve të klasave të para, të pestë dhe të nënta të shkollave të kësaj komune.
Qëllimi i Mjekësisë Familjare në Prishtinë ishte që të bëjnë vlerësimin e rritjes dhe zhvillimit të këtyre fëmijëve të grup moshave, si për zbulimin e hershëm të sëmundjeve, zbulimin e anomalive dhe çrregullimeve të ndryshme që mund t’i kenë këto grup mosha, si dhe të bëjmë përvetimin e këtyre anomalive dhe korrigjimin e tyre.
Doktoresha në Qendrën për Mjekësi Familjare, Teuta Hoxha tha se grupi i përfshirë i këtyre grup moshave është 9 mijë e 422 fëmijë të Komunës së Prishtinës.
“Grupi i përfshirë i këtyre grup moshave është 9 mijë e 422 fëmijë të Komunës së Prishtinës,85.5 për qind. Ndërsa, nuk janë përfshirë në vizita sistematike 14.6 për qind. Sa i përket gjinisë, femër mashkull, meshkuj kanë qenë 54 për qind ndërsa femra 46 për qind”, tha Hoxha.
Sipas doktoreshës nga këto vizita sistematike që janë bërë, janë rezultuar dhe evidentuar sëmundje, deformitete, gjendje të ndryshme shëndetësore që karakteristikë e fëmijëve tanë është që të mos të shkojnë të trajtohen te mjeku.
“Këto vizita sistematike që janë bà «rë, kemi rezultuar dhe evidentuar sëmundje, deformitete, gjendje të ndryshme shëndetësore që karakteristikë e fëmijëve tanë është që të mos shkojnë… Kjo mbipeshë përcjellën edhe te moshat e rritura, e dimë që shumë sëmundje, janë problematike, sëmundjet e qarkullimet e gjakut, hiperhorestolemia, diabeti e shumë sëmundje të tjera. Këtu e kemi problemin që e kemi identifikuar më së tepërmi. Fatmirësisht nën pesha është ulë, ushqyshmëria e dobët është ulë në krahasim me vitin e kaluar por është rrit mbipesha.. çdo i 15 fëmijë është vuan nga obeziteti, kjo është shqetësuese, këtu duhet të ndërmarrim masa”, tha Hoxha.
Sipas mjekëve që kanë bërë vizita sistematike shëndetësore në shkollat e Komunës së Prishtinës, është me rëndësi të identifikohen problemet shëndetësore në nxënësa po ashtu, edhe pse qëllimi i tyre është krijimi i një baze të dhënave, të cilat iu mundësojnë që të marrim hapa të mëtutjeshëm në këtë drejtim.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia tha se është viti i dytë që po i bëjnë vizita sistematike shkollave të Prishtinës, ku sipas tij në vitin e parë kanë dalë rezultate me shumë problem të cilat kjo komunë i ka filluar menjëherë që t’i adresoj ato.
“Është viti i dytë që po i bëjmë vizitat sistematike. Në vitin e parë…kanë dalë rezultate me shumë problem të cilat ne si komunë e kemi filluar menjëherë që ti adresojmë në një mënyrë… me fushata vetdiësuse me fushata promovuese dhe pajisje dhe me gjëra të tjera në terren për të intervenuar aty ku kemi gjetur këto probleme ”, tha Vitia.
Drejtori për Shëndetësi e ka quajtur stafin e mjekëve ushtri, pasi me angazhimin e tyre kanë dhënë rezultate që tregojnë shëndetin e fëmijëve në shkollat fillore të komunës së Prishtinës.
Drejtori Vitia ka falënderuar prindërit, drejtorët e shkollave, Drejtorinë e Arsimit që e kanë mundësuar t’i bëjnë në mënyrën sa më të mirë këto vizita.