​Mjeku xhihadist është kthyer në Sidnei, përballet me gjyqin

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kundër teknikut medicinal nga Australia i cili insiston se ISIS e ka detyruar që të punojë si infermier në Siri është nisur një hetim.
Kjo është bërë sipas ligjit antiterror, pasi që është kthyer në Sidnei është thënë nga policia australiane.
Adam Brukmen ( 39 ) mund të bëhet personi i parë që do të ngarkohet sipas ligjit të ri , i cili e konsideron se është krim edhe nëse vetëm kalon nëpër territoret e ISIS-it në krahinën Raka në Siri pa ndonjë arsye të fortë.
Brukmen është kthyer vullnetarisht në Australi, pasi që është dorëzuar tek autoritetet turke thuhet në deklaratë.
Ndaj tij po bëhen hetime por edne nuk është i akuzuar. Policia bën të ditur se secili australian që identifikohet se përbën kërcënim për sigurinë ndaj tij do të ngiten hetime.
Brukmen është mysliman i konvertuar dhe baba i pesë fëmijëve që jetojnë në Melburn . ai ka thënë për media se në majin e vitit të shkuar ka shkuar në Siri në mënyrë që të merret me punë humanitare për civilët. Ka thënë se nuk ka qenë kurrfarë krimi.
Ai ka thënë se SISI e ka detyruar që t’u bashkohet pasi që ishte plagosur dhe ishte dërguar në spitalin që kontrollonte ISIS.
Ai kishte fituar besim tek xhihadistët duke punuar si infermier ku i është mundësuar që në dhjetor të ikë në Turqi ku më pas u është dorëzaur autoriteteve. Brukmen ka thënë se është kundër dhunës që bëjnë luftëtarët e ISIS-it.
Ende nuk është e qartë nëse ai ka qenë në Siri edhe pas 4 dhjetorit kur Australia ka sjellë ligjin me të cilin qëndrimi në territorin e Rakas dënohet me dhjetë vjet burg. Nëse akuzohet Brukmen do të duhet të dëshmojë se ka pasur arsye të forta që ka qenë në këtë territor.
Policia e Australisë ka lëshuar në qershor urdhër arrest për mjekun australian Tarek Kamleha, i cili punon në një spital në Raka dhe nëpërmes një video të ISIS-it ka bërë thirrje mjekëve perëndimorë që të bashkohen me ta.