Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi me Federatën e Xhudos të Kosovës, me të cilin MKRS-ja subvencionon FXHK-në me 60 mijë euro, për pjesën e mbetur të programit vjetor të këtij viti.
Ministri Kujtim Shala, me këtë rast, ka përgëzuar FXHK-në për sukseset e deritashme të treguara në arenën ndërkombëtare dhe ka konfirmuar mbështetjen për FXHK-në, duke u zotuar se edhe në të ardhmen MKRS-ja do të ndihmojë sportistin kosovar në rrugën e përparimit të mëtutjeshëm të tij.
Me këto akte, MKRS-ja po ndihmon në pavarësimin financiar të federatave, si dhe po krijon lehtësira që ato të funksionojnë me efikasitet sa më të plotë.
Gjatë ditëve në vijim, MKRS-ja do të nënshkruajë memorandume të ngjashme edhe me disa federata, thuhet në komunikatën e MKRS-së
