Gjërat nuk shkuan aq mirë sa duhet për modelen e Victoria Secret, Candice Swanepoel , gjatë një ecjeje në pasarelë.
Afrikano-jugorja 26-vjeçare po ecte në në pasarelën Givenchy SS16 në Javën e Modës në Nju Jork kur ajo u rrëzua përpara një numri të madh njerëzish.
Si një profesioniste e vërtetë, Candice u çua menjëherë dhe pasi u tha të gjithëve se çdo gjë shkonte mirë, ajo rifilloi të ecë duke qeshur. Por gjunjët e saj, tregonin të kundërtën, pasi u çanë.







