Mogherin: Ka pasur përafrim mes palëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pas takimit të sotëm në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ka deklaruar se në takimin e sotëm, ani pse nuk është arritur asnjë marrëveshje, ka pasur përafrim mes palëve.
“Në takim, diskutimi ishte i përqendruar në zbatimin e çështjeve të energjisë, telekomit, themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes/urën e Mitrovicës. Është arritur progres i mirë në të gjitha çështjet. Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë në këto katër çështje në orët në vijim dhe do të ritakohemi shumë shpejtë ditëve të ardhshme për t’i finalizuar marrëveshjet”, ka thënë Mogherini. / 21MEDIA
.