‘Monstra’, anulohet seanca e Apelit

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Rasti “Monstra” do të shqyrtohen nga Gjykata e Apelit më 11 shtator. Seanca e parashikuar për sot u anulua me arsyetimin se në sallë mungonte njëri nga avokatët dhe dy të dënuarit që janë në burgun e Idrizovës. Ky arsyetim u vlerësua si absurd nga avokati mbrojtës dhe familjarët e të dënuarve, ndërsa akoma më e pakuptimtë mbetet periudha e gjatë e shtyrjes.
“Mua më habitë periudha pse është anuluar koha, domethënë është caktuar më 11 shtator që sipas meje ka pasur mundësi të anulohet për këtë muaj sepse e dini që lëndët e paraburgimit nuk kanë pauzë për pushimet verore. Më habit me të vërtetë fakti që për aq interval kohor të anulohet dhe nuk shoh arsye për këtë moment”, deklaroi Naser Raufi, Avokat mbrojtës.
“Nuk është në dorën tonë që ne ti sjellim të akuzuarit në bankën e gjykatës, por ajo është detyrë e institucioneve shtetërore. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka ndodhur që njërit prej avokatëve mbrojtës t’i dërgojmë ftesë për t’u mbajt seance gjyqësore. Kjo nuk është bërë, por do të ishte e kuptueshme po e potencoj, sikur të shtyhej në një afat shumë të shkurt, por kjo nuk ndodhi. E shihni se seanca është shtyrë për 11 shtator, duke mos pas parasysh se njerëzit ende janë në paraburgim dhe po vuajnë�€ , tha Bedri Ajdari, vëllai i Fejzi Azirit.
Ajdari i ka bërë thirrje liderit të opozitës maqedonase Zoran Zaev që të publikojë sa më shpejtë materialet nga përgjimet që kanë të bëjnë me rastin Monstra. Ai u shpreh i pakënaqur nga deklaratat e bërë nja ditë më parë nga familjarët e viktimave nga vrasja e pesëfishtë.
“Ato e akuzojnë shtetin në një farë mënyre, por në anën tjetër thotë i referohemi prokurores, Gordana Neshkovska. Megjithatë, përse atëherë ai thotë se do ta padis prokurorin kryesor të shtetit, zotin Zvërlevski, për çfarë arsye? Thotë se ka biznes interesi dhe Fejziu është i përzier për biznes interesi. Ne kërkojmë që çdo gjë le të zbardhet, ne kemi kërkuar edhe nga zoti Zaev le t’i zbardhë, le t’i publikojë sa më shpejtë dhe të marrë një epilog përfundimtar. Por kjo nuk po ndodh dhe po taktizohet. Secili taktizon për interesa personale”, u shpreh Bedri Ajdari, vëllai i Fejzi Azirit.
Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Azri dhe Sami Luta u dënuan me burg të përjetshëm nga Gjykata e shkallës së parë. Ata ngarkohen për vrasjen e katër të rinjve dhe një qytetari të moshuar, më 12 prill të vitit 2012 në afërsi të Liqenit të Smilkovës./Alsat.M/