Mot me diell, temperaturat deri 29, në det 33 gradë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Prej nesër, e enjte, deri në fundjavë do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11C-13C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27C deri 29C celsius, njoftoi Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas parashikimit të IHMK-së, do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.
“Shtypja atmosferike do të vazhdojë ti mbajë vlerat e larta 1017mb-1020mb. Kjo gjendje stabile e motit do të jetë si rezultat i masave të ngrohta të ajrit të cilat burimin e kanë nga Afrika Veriore. Temperaturat të larta pritet të regjistrohen në Kontinentin Evropian , kurse Gadishulli Skandinav dhe Evropa Verilindore do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me rrebeshe shiu. Rrebeshe shiu do të ketë edhe në Alpet e Evropës.
Mot me diell dhe me temperatura maksimale nga 31C deri 33C celsius do të mbajë për gjatë vijës bregdetare të Shqipërisë”, parashikon IHMK.