Nga dita e hënë deri të mërkurën vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të freskëta të ajrit të cilat do të kushtëzojnë mot me vranësira të dendura dhe intervale me diell. Vranësirat vende- vende do të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale në vise të larta do të lëvizin nga 8C -10C celsius, kurse maksimalet e ditës nga 17C-19C celsius. Kurse në viset e ulëta temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10C-12C, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 23C – 26C celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s.
Sipas parashikimeve te Institutit Hidrometeorologjik te Kosoves, nga dita e enjte e deri të dielen do të vijnë masat e ngrohta të ajrit nga ana jugperendimore e Kontinentit me ç’rast do të ketë ngritje të vlerave të temperaturave maksimale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11C-13C celsius, kurse maksimalet e ditës
do të lëvizin ndërmjet 27C-29C celsius. Shtypja atmosferike do të jetë në ngritje gjatë
gjithë javës, mbi vlerat e normales, lagështia relative mëngjeseve do t’i ketë vlerat diku 87%-92%, ndërsa gjatë ditës do të pësojë zbritje diku nga 49%-37%, kryesisht në pjesën e dytë të javës.
Nga dita e enjte do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominuese do të jetë
drejtimi jugperendimor, shpejtësia e së cilës mundë të arrijë nga 1-6m/s.
