Vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat burimin e kanë nga Afrika Veriore. Këto masa do të jenë të qëndrueshme në pjesën dërmuese të javës që po hymë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës, nga dita e hënë deri të mërkurën, ndërmjet 31-35 gradë Celsius.
Të enjten ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.
Sipas IHMK, edhe përgjatë vijës bregdetare pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura tipike verore. Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës nga 31-38 gradë celsius.
