Nga dita e enjëte e deri të dielen vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit të cilat do të jenë relativishtë të freskëta. Këto masa të freskëta burimin e kanë nga ana verilindore e Kontinentit.
Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të dendura dhe intervale me diell. Vranësirat do të jenë jostabile dhe vende-vende do të sjellin riga lokale të shiut , kryesisht ditën e premte dhe të dielen.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9C-11C celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18C-22C. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.
