Tre përfaqësuesit e ministrive të fushave ekonomike kanë raportuar sot para komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik lidhur me realizimin e rekomandimeve të dala nga Raporti i Progresit.
Ministri i zhvillimit ekonomik , Blerand Stavileci,ka treguar se sfidë kryesore janë projektet energjetike.
Kurse, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Avni Kastrati, ka pranuar se cilësia e naftës në Kosovë kontrollohet në përqindje shumë të vogël.
Zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati ka pranuar para deputetëve se cilësia e naftës nuk kontrollohet.
Kryetari i komisionit, Muhamet Mustafa ka treguar duke thënë se duhet të sjellët materiali dhe të analizohet nga ana e deputetëve se cila është zgjidhja më e mirë cilësia apo rritja e çmimit për 1 cent.
Ndërsa, ministri Stavileci ka treguar para anëtarëve të komisionit për zhvillim për projektin e Kosovës së Re. Sipas tij, asnjë nga institucionet ndërkombëtare nuk i ka dhënë përgjigje ministrisë se me çfarë forme të bëhet ndërtimi i këtij projekti.
