MTV: Rita Ora, shembull i jashtëzakonshëm i një refugjateje

НАЈНОВИ ВЕСТИ

“Çfarë ju vjen ndërmend kur dëgjoni fjalën refugjat? Natyrisht, jo tapeti i kuq me shkëlqimin e personazheve dhe paraqitjen elegante, kështu? Ja tek janë disa prej personazheve të famshëm që historia e tyre mund t’iu surprizojë”. Kështu e nis shkrimin e saj faqja online e televizionit prestigjioz muzikor MTV, duke shkruar për historinë e yllit të ri të pop­it, për 24-­vjeçaren me origjinë nga Kosova, Rita Ora.
Këngëtarja e ndodhur në majat e listave muzikore dhe anëtarja e re e jurisë së “X Factor”, Rita Sahatçiu Ora, lindi në Prishtinë, Kosovë.
Kur ishte vetëm 1 vjeçe, grupet rivale politike sulmuan e plaçkitën vendin e saj, ndërsa prindërit e saj, u detyruan të largohen për të shmangur paragjykimet dhe represionin brutal. Ata ia dolën mbanë në Londër, aty ku Rita Ora jetonte në një dhomë të vetme me motrën, vëllanë dhe prindërit.
Pavarësisht se asnjë prej pjesëtarëve të familjes së saj nuk fliste anglisht, ata ishin të vendosur për të arritur suksesin. Rita dhe prindërit e saj, luftuan shumë për të përballuar jetesën në vendin e tyre të ri.
Dhjetë vjet më vonë, ajo është një nga artistet që shet më shumë në muzikë dhe aktore e filmit “Fifty Shades of Grey”, si dhe ndër më të kërkuarat nga markat prestigjioze.