Mosinteresimi i gjeneratës së re, për t’u marrë me studime albanologjike, është duke shkaktuar probleme serioze për shkencën e Albanologjisë.
Edhe mungesa e katalogizimit të Albanologjisë, që do të lidhte mes vete albanologët mbarëkombëtar, është një sfidë për këtë shkencë. Kështu thonë albanologët shqiptarë, të cilët këtë shqetësim ia adresojnë institucioneve shtetërore, të cilat, sipas tyre, duhet të kenë kujdes më të madh ndaj kësaj shkence./ 21 Media
