Shumë shpejt mund të bëhet riprocedurimi i ndryshimeve kushtetuese që hapin rrugë thermelimit të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës. Kjo pasi që në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, u morë vendimi për të filluar bisedimet me të gjithë deputet dhe faktorët ndërkombëtarë për riprocedurimin e këtyre amendamenteve kushtetuese.
Ai tha se do të vazhdojnë edhe më tutje të përmbushin detyrimet e tyre dhe do të bashkëpunojnë me tërë deputet e kuvendit për të rikthyer riprocedimin në mënyrë që të përmbushin detyrat si shtet.
“Do të fillojmë nga sot bisedimet për riprocedurim me deputetet dhe faktorët ndërkombëtar sepse është vullnet i shumicës së deputetëve dhe i qytetarëve”, tha ai.
Kurse, zëvendës kryeministri Hashim Thaçi tha se është jetike të themelohet kjo gjykatë dhe e mbështes vendimin për riprocedurimin e këtij ligji.
