Mustafa:Draftligji për Specialen do të shkojë në Kuvend para pushimeve verore

НАЈНОВИ ВЕСТИ

(I plotësuar) Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se ligji për ndryshime kushtetuese sa I përket Gjykatës Speciale do të riprocedohet sërish sepse këtë nuk mund ta ndalojë askush.
Ai shpreson se kjo do të ndodhë para pushimeve verore.
Sipas tij ky është një obligim ndërkombëtar dhe se duhet përmbushur letërkëmbimi në mes presidentes Atifete Jahjaga dhe baroneshës Caterine Ashton.
Mustafa tha se të premten nuk ka pritur se nuk do të votohet ky draftligj.
Kryeministri mendon se edhe më tutje duhet të bisedohet me deputetë se këtë nuk e bëjnë siaps dëshirës por është nevoja ta bëjnë këtë.
Mustafa tha se gjykatë në Kosovë nuk mund të themelohet në bazë të vendimeve të Këshillit të Evropës.
Ai tha se më mirë është ta votojnë këtë deputetët e Kuvendit sesa do të themelohet nga OKB-ja.
Mustafa ka sqaruar se secili nga miqtë ndërkombëtarë ia kanë bërë me dije se Gjykata gjithsesi do të themelohet e nëse këtë nuk e bëjnë vet do ta bëjë OKB-ja.
 
Kryeministri Isa Mustafa ka treguar se kancelaria gjermane Angela Merkel i ka thënë se do ndihmojë Kosovën që të hyjë në procesin e liberalizimit të vizave nëse i plotësojnë disa kushte.
Mustafa ka thënë se Merkel i ka sugjeruar që të luftojnë korrupsionin si dhe të përmbushet proceset në dialogun me Serbinë.
Mustafa tha se shpreson se do të ketë liberalizim të vizave por siq tha ai “njëherë duhet plotësuar disa kushte”.
Kryeministri tha se do të ndihmojnë prokurorinë si dhe do të sillen shumë ashpër me njerëzit që punojnë në institucione që shkelin ligjin. Sipas tij ata nuk do ta kenë vendin në Qeveri