Kryeministri Isa Mustafa, e ka vlerësuar tepër të rëndësishme takimin e tij në Berlin me kancelaren Angela Merkel. Në një intervistë për “DW” Mustafa ka thënë se për Kosovën është shumë me rendësi që të ketë kontakte sa me të ngushta me Gjermaninë. Kosova është e interesuar që të tërheq investime nga Gjermania për të ndërtuar marrëdhënie të partneritetit strategjik, theksoi Mustafa. Kryeministri Mustafa ka treguar se Merkel ua ka bërë me dije se duhet të forcohet shteti ligjor.
