Kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë ka folur edhe për vizitën e tij në Gjermani duke e cilësuar si vizitë shumë të suksesshme.
“Kemi pasur një orë e gjysmë bisedë të drejtpërdrejtë. Kemi diskutuar me tema shumë aktuale që ndërlidhen me integrimin evropian të Kosovës, për çështjen e Gjykatës Speciale dhe për dialogun si dhe me nevojën e përmbushjes së obligimeve tona si me luftimin e korrupsionit si dhe kemi marrë përkrahje për zhvillimin ekonomik dhe investitorë nga Gjermania”, ka sqaruar Mustafa për takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Mustafa po ashtu tha se është diskutuar mundësia e punësimit sezonal të qytetarëve të Kosovës në Gjermani.
