Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ftuar të gjithë ministrat që nesër të jenë në seancën e Kuvendit kur do të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2015. Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, Mustafa tha se secili ministër duhet të jetë i pranishëm në mënyrë që t’iu përgjigjet secilës kërkesë të deputetëve për arsyetimin e asaj çfarë është në buxhet.
Kreu i ekzekutivit Isa Mustafa tha se është mirë që Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk ka propozuar amendamente të cilat e ndryshojnë strukturën e buxhetit dhe pastaj e nxjerrin nevojën që të rikonsiderohet edhe një herë.
