Mustafa heshtë, Vuçiqi thotë dy tri fjalë për takimin e sotëm

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Përderisa, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka arritur të shmangë të gjithë gazetarët në Bruksel, duke mos dhënë asnjë deklaratë për media, Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, pas takimit të sotëm me Mustafën dhe  Mogherinin, ka deklaruar se bisedimet e sotme kanë qenë të vështira dhe se sonte nuk pret që të arrihet ndonjë marrëveshje rreth temave për të cilat është diskutuar.
Vuçiq, për televizionin publik të Serbisë, ka thënë se dy palët kanë mospajtueshmëri për shumë çështje. “Mendoj se kemi arritur përparim për Asociacionin”, ka thënë Vuçiq, duke ritheksuar se bisedimet e sotme kanë qenë ndër më të vështirat deri më tani. Megjithëkëtë ai ka shtuar “Mund të them se sot kemi bërë diçka… Ia kemi bërë me dije njëri-tjetrit temat për të cilat nuk pajtohemi”, ka shtuar Vuçiq para gazetarëve në Bruksel. / 21MEDIA